VIDEO/ Spanja është shumë e fortë për Austrinë, e kalon pa telashe me Ojarzabal si bomber
Pritej Jamal apo ndonjë nga emrat e njohur të Barcelonës. Por Spanja e sotme është ajo e Mikel Ojarzabal, sulmuesit 29-vjeccar të Real Sociedad i cili ka marrë për dore iberikët në ndeshjet e fundit dhe i ndihmoi edhe të kalonin mes 16 skuadrave më të mira në Kupën e Botës në fitoren 3-0 ndaj Austrisë.

Iberikët dominuan plotësisht sfidën ndaj skuadrës së Rangnik dhe Ojarzabal ishte ai i cili i dha avantazhin ekipit të tij që në pjesën e parë. Shlager i Austrisë shmangu disa gola të tjerë të sigurt, para se Pedro Porro të dyfishonte shifrat në të dytën dhe përsëri Ojarzabal të vuloste me golin e 3-0 kualifikimin në turin tjetër.
SPANJË-AUSTRI 3-0
36′, 89′ Ojarzabal, 66′ Pedro Porro
Jamal kërkon penallti (VIDEO)
Anulohet goli i Kukureja (VIDEO)
Shlager ndal gjuajtjen e Ojarzabal (VIDEO)
Goli i Ojarzabal (VIDEO)
Traversa dhe Shlager shpëtojn portën e Austrisë (VIDEO)
Gjuajtja e Rodri përfundon jashtë (VIDEO)
Kalajxhiç godet mbi traversë (VIDEO)
Goli i Pedro Porro (VIDEO)
Alaba shpëton portën nga goli i tretë (VIDEO)
Goli i dytë i Ojarzabal (VIDEO)

STATISTIKAT SIPAS SOFASCORE
FORMACIONET ZYRTARE
SPANJA: Unai Simon; Pedro Porro, Kubarsi, Laport, Kukureja; Rodri, Pedri; Lamin Jamal, Dani Olmo, Baena; Ojarzabal.
Trajner: Luis De La Fuente
AUSTRIA: A. Shlager, Alaba, Danso, Posh, K. Shlager, Seivald, Sabitzer, Lainer, Shmid, Vaner, Grigoritsh.
Trajner: Ralf Rangnik
PANORAMASPORT.AL













