Rast unik për Partizanin: Vendimi i radhës te kryeqytetasit, lojtari firmos me “demat”
Paulo Buxhelaj do të vazhdojë të jetë pjesë e Partizanit. “Ligasport” raporton se kontrata është rinovuar, ndërsa bëhet fjalë për një nga lojtarët më me eksperiencë të ekipit.
Buxhelaj ishte në kontratë deri në vitin 2027, ndërsa i rritur te Partizani nuk duket se mendon një klub tjetër. 23-vjeçari mbetet opsion për krahun e majtë të mbrojtjes. Dhe në situatën aktuale është rast unik sa i përket akademisë. Më parë bënte njësoj edhe Jurgen Bardhi.
Në verën e vitit 2022 iu bashkua ekipit të parë, ndërsa prej vitesh luante te moshat. Te Partizani ndërkohë vazhdojnë të sigurojnë të ardhmen me rinovimet.
Buxhelaj regjistron 96 paraqitje me “demat”, ndërsa ishte pjesë e ekipit kampion në vitin 2023. Gjatë kohës me të kuqtë fitonte edhe ftesën te Kombëtarja U-21.
PANORAMASPORT.AL













