VIDEO/ Vendosi risia e FIFA-s që ishte harruar për Botërorin, zbulohet arsyeja e anulimit të golit të Kroacisë ndaj Portugalisë
Kroacia u eliminua me polemika nga Botërori pas përballjes me Portugalinë. Goli i Gvardiol në minutën e 103′ mund të dërgonte ndeshjen në shtesë, por iu anulua për pozicion jashtë loje.

Megjithatë, teknologjia Snicko brenda topit e cila mund të zbulojë prekjet tregoi goditjet më të zbehta nga koka e Igor Matanoviç ndërsa topi hyri në zonë, gjë që si rezultat bëri që Pasaliç të merrte topin në pozicion jashtë loje.
Gjyqtari Espen Eskas u thirr në monitor për të shqyrtuar incidentin, një veprim jonormal për një vendim jashtë loje dhe më pas e anuloi golin duke e dërguar pothuajse Portugalinë në 16-shen e fundit.
Megjithatë, polemika në këtë vendim të VAR-it erdhi për shkak të mbështetjes së plotë në teknologjinë Snicko, me prekjen aq të lehtë sa mezi shihej me syrin e njeriut.
SHIKONI MOMENTIN E ANULIMIT TË GOLIT (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













