EKSKLUZIVE/ FSHF ndryshon rregullin, tani 7 të huaj në fushë! Përfundon epoka pa kufizim e lojtarëve që nuk kanë pasaportë shqiptare
Nga sezoni 2026-2027 do të ulet numri i të huajve në fushën e lojës. Me shumë mundësi nga rregulli i të huajve pa limit dhe 11 lojtarët në fushë do të anulohet. Nga ky kampionat, skuadrat e Kategorisë Superiore do të aktivizojnë vetëm 7 të huaj, duke bërë një tjetër ndryshim rrënjësor në rregullat e futbollit, ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit bën prapakthehu.
Institucioni i futbollit pritet të konfi rmojë këtë vendim në ditët e ardhshme, por skuadrat e Kategorisë Superiore janë njoftuar për këtë ndryshim dhe presin vendimin e Komitetit Ekzekutiv. Me këtë linjë klubet do të duhet të rishikojnë strategjitë e transferimeve, duke u fokusuar më shumë te cilësia e të huajve që afron sesa te sasia. Si dhe duke rritur vëmendjen ndaj elementit vendas për të përballuar sezonin e gjatë. Ndryshimet do të prekin edhe kategoritë e ulëta. Kategoria e Parë, nga 7 të huaj që mund të aktivizohen menjëherë do të bëhet me pesë të huaj.
11 TË HUAJ TITULLARË – Debati vjet u bë edhe më i nxehtë gjatë gjithë vitit, po të kujtojmë se nga sezoni 2025-2026, FSHF kishte miratuar rregullin e ri që u jep klubeve të drejtën të aktivizonin deri në 11 lojtarë të huaj si titullarë. Pra, një formacion i tërë pa asnjë shqiptar mund të zbriste në fushë. Çfarë do të thoshte kjo në praktikë? Një skenar ku minutat për lojtarët shqiptarë do të binin ndjeshëm, duke rrezikuar që kampionati të shndërrohej në një arenë tranziti, ku futbollistët e huaj vinin dhe iknin, ndërsa lojtarët vendas mbeteshin në hije. Sezonin e shkuar shifrat ishin alarmante, duke e zhveshur Superioren nga identiteti i saj.
DILEMA E MADHE – Argumenti i parë që përdorej gjithmonë vjet ishte ai i cilësisë. “Të huajt e rrisin nivelin e kampionatit, e bëjnë më konkurrues dhe u japin klubeve mundësinë të përballen më mirë në Europë”, thoshin drejtuesit. Dhe kjo ka logjikë, por vetëm nëse bëhet fjalë për rekrutime cilësore dhe jo për import masiv lojtarësh mesatarë, të cilët mbushin numrin por jo diferencën. Problemi i madh që del në pah është humbja e minutave për lojtarët vendas, sidomos për të rinjtë. Çdo i huaj i aktivizuar, në fakt, zë hapësirën që mund të shfrytëzohej nga një 18-20 vjeçar shqiptar për të fi tuar eksperiencë. Pa minuta, pa rritje. Pa rritje, pa treg. Dhe pa treg, futbolli shqiptar mbetet i varur gjithnjë e më shumë nga importi. Në këtë mënyrë krijohet një cikël i shpejtë qarkullimi. Të huajt vijnë, qëndrojnë një sezon dhe largohen, ndërsa klubet mbeten çdo verë në pikën zero, pa një bërthamë të qëndrueshme vendase dhe pa lojtarë të rritur në shtëpi.
18 VJEÇARËT – Ndryshimi më i madh dhe më me ndikim pritet të jetë ai që lidhet me lojtarët e moshës 18-vjeçare. Për të stimuluar rritjen e talenteve vendase, FSHF do të vendosë si rregull që çdo skuadër të aktivizojë me detyrim të paktën një lojtar të kësaj moshe në çdo ndeshje, i cili duhet të luajë të paktën një pjesë loje (45 minuta). Do të lejohen aktivizime të lojtarëve që kanë lindur në fashën 2008-2010 dhe kufi ri i moshës do të përshtatet në mënyrë progresive nga një sezon në tjetrin. Ky vendim shënon një tjetër ndryshim rrënjësor në politikat e FSHFsë për zhvillimin e futbollit vendës dhe pritet të konfi rmohet zyrtarisht nga ana e federatës në ditët e ardhshme.
PANORAMASPORT.AL













