Kontratë me shifër rekord pas eksperiencës me Elbasanin, zbulohen detaje të reja pas firmës në Dubai

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2026 | 16:07

Kontratë me shifër rekord pas eksperiencës me Elbasanin, zbulohen detaje të reja pas firmës në Dubai

Xhonatan Lajthia është gati për eksperiencën e parë jashtë Shqipërisë. Sulmuesi 27-vjeçar arriti akordin me Diba FC. Detaje të reja janë zbuluar tashmë nga “Panorama Sport”.

LAJTHIA ELBASANI

Lajthia do të përfitojë 12 mijë euro në muaj. Një kontratë rekord për vetë sulmuesin, që tek Elbasani fitonte disa herë më pak.

Asnjë klub tjetër në Shqipëri nuk ishte gati të ofronte një shifër të tillë. Ndaj u arrit marrëveshja me klubin nga Dubai.

Diba FC është një klub që në edicionin e fundit luante në elitën e Emirateve të Bashkuara Araba. Megjithatë e mbylli si vend i fundit në renditje dhe në edicionin e ardhshëm Lajthia duhet të luajë në kategorinë e dytë. Ish-sulmuesi i Elbasanit po e ndjek klubin e ri në rrjetet sociale dhe mbetet vetëm zyrtarizimi.

PANORAMASPORT.AL