Postuar: Korrik 3, 2026 | 12:57
VIDEO/ Pamje virale në rrjet! Festa euforike e vëllait të Jamalit, si reagoi 3-vjeçari pas kualifikimit të Spanjës
Spanja triumfoi mbrëmë me shifrat 3-0 kundër Austrisë për tu kualifikuar mes 16 skuadrave më të mira të Botërorit. Por momenti që mori vëmendje të veçantë, ishte festa e vëllait të vogël të Lamine Jamal.
Keyne i vogël, vetëm tre vjeç, festoi me eufori golin e tretë që vulosi triumfin e “La Roja”. Videoja u përhap shpejt në mediat sociale për shkak të gjesteve të djalit ndërsa nëna e tij, Sheila Ebana, e mbante në krahë.
“¡Vamos!” (Le të shkojmë!), duket sikur thotë ai, një nga tifozët më të zjarrtë të iberikëve. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













