“Zbarkon” Klafuriç, Tirana nis rindërtimin. Stërvitja e bardhebluve fillon të hënën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2026 | 12:33

“Zbarkon” Klafuriç, Tirana nis rindërtimin. Stërvitja e bardhebluve fillon të hënën

Prisni një Tiranë me motive kroate. Nga sot nis “aventura” e Dean Klafuriç te 26-herë kampionët e Shqipërisë. Ky është lajmi më i fundit nga kampi bardheblu, që në një farë mënyre konfirmon nisjen e punës për skuadrën e re të sezonit 2026-2027.

klaufuric

Më në fund, Tirana është gati të hapë një kapitull të ri, atë të rikthimit te lufta për trofe. Tekniku kroat do të mbërrijë në kryeqytet, për të nisur zyrtarisht punën në drejtimin e skuadrës bardheblu. Ardhja e tij te Tirana do të sjellë një ndryshim rrënjësor. Trajneri ka një detyrë të madhe. T’i ndryshojë “fytyrën” skuadrës dhe të luftojë për trofe. Tekniku kroat do të prezantohet para mediave në një konferencë për shtyp (mbetet për t’u konfirmuar dita dhe ora), ku pritet të shpalosë përse zgjodhi Tiranën, objektivat që ka marrë përsipër dhe të klubit si dhe pritshmëritë për sezonin e ardhshëm.

Ky do të jetë edhe kontakti i parë publik i trajnerit me ambientin bardheblu, përpara se të zbresë në fushë me ekipin. Pas prezantimit, Klafuriç do të zhvillojë takimet e para me stafin teknik dhe drejtuesit e klubit, ndërsa Datëlindja: 29.1.1996 (30) Vendlindja: Dieburg, Gjermani Gjatësia: 1.98 m Pozicioni: Qendërmbrojtës Këmba: E djathtë Anton Kresiç Klubi aktual: CFR Kluzh Ndeshje: 17 Minuta: 1184 Vlera: 3o0 mijë euro do të nisë planifikimin e detajuar të përgatitjeve këtë verë. Pas tre sezonesh jashtë objektivave, Tirana synon të ndërtojë një skuadër konkurruese, me objektiva të qarta për kampionatin e ri dhe Kupën e Shqipërisë.

KROATI – Dean Klafuriç filloi punën si trajner futbolli tek Udarnik në vitin 2005. Në vitin 2009, ai mori drejtimin e kombëtares së femrave të Kroacisë. Në vitin 2012 u shkarkua nga kjo detyrë dhe më pas filloi të punonte në akademinë e Dinamo Zagreb. Më 16 prill 2018, Klafuriç mori përkohësisht drejtimin e klubit polak Legia Varshavë, pasi u shkarkua Romeo Jozak. Ai arriti sukses të madh duke fituar dopietën (kampionat + kupë). Më 4 qershor 2018 u emërua trajner zyrtar i klubit, por u shkarkua më 1 gusht 2018. Më pas, ai punoi si trajner te Hrvatski Dragovoljac, tek Etnikos Akna në Qipro dhe te Sllaven Belupo. Më 24 tetor 2022, Klafuriç u emërua trajner i Budapest Honved në Hungari.

Ndeshjen e parë e humbi 1–0 ndaj Fehervar më 29 tetor 2022. Më 30 gusht 2023, ai u emërua trajner i Velezh Mostar në Bosnjë me kontratë dyvjeçare. Ndeshjen e parë e fitoi 4–2 ndaj Igman Konjic. Humbjen e parë e pësoi ndaj Borac Banja Luka më 1 tetor 2023. Në derbin e parë të Mostarit, u mposht nga Zrinjski më 18 tetor 2023, por më 13 nëntor 2023 arriti fitore 3–0 ndaj Zrinjski, që ishte fitorja e parë në derbi pas tre vitesh për klubin. Sezonin e përfundoi në vendin e tretë, duke u kualifikuar në raundin kualifikues të “UEFA Conference League” 2024–25. Më 17 qershor 2024, ai u largua nga klubi me marrëveshje të përbashkët. Më 1 korrik 2024, Klafuriç u emërua trajner i TSC në Serbi.

Në kualifikimet e UEFA Europa League, ekipi u eliminua nga Makabi Tel Aviv me rezultat të përgjithshëm 8– 1 dhe kaloi në “UEFA Conference League”. Pas rezultateve të dobëta (2 fitore në 5 ndeshjet e para të sezonit), ai dha dorëheqjen më 30 gusht 2024. Në dhjetor 2024, Klafuriç u rikthye në kampionatin boshnjak si trajner i Shiroki Brijeg. Ndeshjen e parë e fitoi 1–0 ndaj GOSHK Gabela në Kupën e Bosnjës. Në maj 2025, ai e çoi ekipin deri në finalen e Kupës së Bosnjës, por u mposht nga Sarajevo me rezultat të përgjithshëm 5–1. Më 6 janar 2026, ai u largua nga klubi me marrëveshje të përbashkët mes palëve, në mes të spekulimeve për ndryshime në drejtimin e klubit.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL