VIDEO/ Kaos në Botëror, legjenda Modriç frustrohet si kurrë më parë për penalltinë e Ronaldos: Gjithmonë kundër nesh
Kapiteni i Kroacisë, Luka Modriç, kritikoi zbatimin e sistemit VAR dhe arbitrimin e ndeshjes pas humbjes 2-1 të ekipit të tij ndaj Portugalisë në raundin e 1/16 të Kupës së Botës FIFA 2026.
Mesfushori 40-vjeçar foli pas dy vendime të diskutueshme siç ishte penalltia e akorduar në favor të Ronaldos dhe goli i anuluar i Gvardiol në minutat e fundit.
“Incidenti i sotëm NUK ishte KURRË penallti. Të dy po mbanin njëri-tjetrin dhe të dy u rrëzuan,” u tha Modriç gazetarëve. “Nuk mund ta vendosësh një ndeshje si kjo me një penallti si ajo.”
“Ne meritonim shumë më tepër. Disa gjëra nuk shkuan sipas dëshirës sonë. Nëse situata do të ishte përmbysur, VAR NUK do të kishte ndërhyrë KURRË,” shtoi ai.
Lojtari veteran shprehu rezervat e tij të hershme në lidhje me teknologjinë, duke deklaruar se ajo duhet të përdoret vetëm për gabime të dukshme.
“E thashë që në fillim, kur u prezantua VAR, se nuk më pëlqente. Është i dobishëm për disa gjëra, por po përdoret gabimisht ose në mënyrë selektive,” shpjegoi Modriç. “VAR duhet të ndërhyjë vetëm nëse është një gabim 200% i qartë.”
Ai vuri në dukje ndikimin emocional që këto vendime kanë mbi skuadrën, veçanërisht mbi lojtarët më të rinj që përjetojnë turneun në Amerikën e Veriut.
“Këto gjëra më frustrojnë sepse përcaktojnë fatin e njerëzve. Ato ndikojnë në emocionet tuaja pas gjithçkaje që sakrifikoni dhe për të cilën luftoni”, tha ai.
“Ne kemi lojtarë të rinj që dalin në pah dhe pastaj ndodh diçka e tillë. Dhemb, veçanërisht sepse gjithmonë duket se shkon kundër nesh. Megjithatë, nuk do ta përdorim si justifikim”, deklaroi ai (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













