Analiza/ Goditja e penalltive ekspozoi dobësinë më të madhe të Gjermanisë
Oliver Kahn hodhi poshtë pretendimet se Nagelsman duhet të mbaj përgjegjësinë për eliminimin befasues të Gjermanisë në fazën e 1/ 32 ndaj Paraguait.
Ish drejtori ekzekutiv i Bajernit argumentoi se përqendrimi i kritikave te trajneri i Kombëtares injoron problemet më të gjera që kanë prekur futbollin gjerman prej vitesh. Kahn veçoi edhe humbjen me penallti si momentin më domethënës të turneut, duke kujtuar se kapiteni Xhoshua Kimish kërkonte vullnetarë për të ekzekutuar penalltitë vendimtare.
“Kur seria e penalltive shkoi te gjuajtjet shtesë, u pa se si Xhoshua Kimish po kërkonte lojtarë që të gjuanin. Për mua, ai ishte momenti më zbulues i këtij eliminimi. Një skuadër e madhe nuk kërkon vullnetarë në një moment të tillë. Ajo ka lojtarë që kërkojnë vetë topin.”
Përtej asaj që ndodh në fushë, Kahn i bëri thirrje DFB të rishqyrtoj të gjithë qasjen ndaj elitës së futbollit. Sipas tij, organizata është bërë tepër komode, duke i dhënë përparësi statusit dhe egove individuale në vend të mentalitetit fitues që nevojitet për të triumfuar në arenën ndërkombëtare.
“Një organizatë e fortë nuk përcaktohet nga një sukses i vetëm, por nga aftësia për të prodhuar vazhdimisht performanca të jashtëzakonshme. Në organizata të tilla, përgjegjësia nuk i lihet rastësisë. Ajo ushtrohet, jepet si shembull dhe bëhet natyrë e dytë. Performanca është më e rëndësishme se statusi, ambicia është më e madhe se rehatia dhe ekipi është më i rëndësishëm se egoja individuale. Ndoshta pikërisht këtu qëndron keqkuptimi ynë më i madh. Ne admirojmë performancën e nivelit më të lartë, por po bëhemi gjithnjë e më pak të gatshëm të pranojmë çmimin që ajo kërkon. Ne duam rezultate të klasit botëror pa presion maksimal. Duam rezultate të jashtëzakonshme pa sakrifica. Por kështu nuk arrihet suksesi në nivelin më të lartë.”
Eliminimi i Gjermanisë pritet të shtoj presionin mbi strukturat drejtuese të Federatës Gjermane të Futbollit.
PANORAMASPORT.AL













