Postuar: Korrik 3, 2026 | 15:52
E KRYER/ Rikthim i papritur në shtëpi, Egzon Belica vendos përfundimisht për të ardhmen
Egzon Belica do të jetë lojtar i Strugës në sezonin e ardhshëm. Trajneri Bledi Shkëmbi do e ketë në dispozicion mbrojtësin 35-vjeçar, që për herë të parë do luajë për ekipin e vendlindjes së tij siç raporton “Infosport”.

Belica është në hapat e fundit të karrierës. Kujtojmë se nga janari luante për Rabotnickin.
Në Shqipëri u bë i njohur për periudhën te Partizani. Me të kuqtë luajti plot 178 ndeshje ku mbajti edhe shiritin e kapitenit.
Belica ka një karrierë të pasur, ndërsa gjithçka niste te Besa. Ka luajtur po ashtu me Rigën, Konkordian, Ohrid Lihnidos, Prishtinën, Shkëndijën dhe Inter Turkun.
PANORAMASPORT.AL













