Norvegjia gati, nuk mungon vlerësimi për Ançelotin: Brazili është favorit, por ne luajmë për të fituar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2026 | 18:43

Norvegjia gati, nuk mungon vlerësimi për Ançelotin: Brazili është favorit, por ne luajmë për të fituar

Trajneri i Norvegjisë, Stale Solbaken, hodhi poshtë çdo polemikë të krijuar pas publikimit të një videoje nga dhoma e zhveshjes dhe shprehu vlerësim maksimal për Karlo Ançelotin në prag të përballjes me Brazilin në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës. Videoja, e publikuar nga Federata Norvegjeze e Futbollit, tregonte fjalimin motivues të Solbakken pas fitores 2-1 ndaj Bregut të Fildishtë, i cili përfundonte me fjalët: “…dhe tani prit, Karlo Ançeloti, po vijmë!”.

Screenshot 2026-07-03 184304

“Është shumë larg një provokimi. Ai është ndoshta një nga trajnerët më të mëdhenj në historinë e futbollit europian, së bashku me Guardiolën, Mourinjon dhe disa të tjerë. Kam respektin më të madh për të”, deklaroi Solbakken.

Tekniku norvegjez kujtoi se është takuar disa herë me Ançelotin kur drejtonte FC Kopenhagen në ndeshjet ndaj Ccelsit dhe Real Madridit në Ligën e Kampioneve. “Është një njeri i mrekullueshëm, me shumë humor. Kemi respekt të madh si për të, ashtu edhe për Brazilin si vend. Besoj se ata e kuptojnë anën argëtuese të asaj deklarate”, shtoi ai.

Solbaken ishte pjesë e kombëtares norvegjeze që mposhti Brazilin në fazën e grupeve të Botërorit 1998, por theksoi se ai sukses nuk ka ndikim në sfidën e së dielës. “Mendoj se Brazili po rritet nga ndeshja në ndeshje. Ka lojtarë të fortë në çdo repart dhe mezi presim këtë sfidë. Ata janë favoritë dhe një nga pretendentët kryesorë për të fituar turneun”, u shpreh ai. I udhëhequr nga golat e Erling Haland, Norvegjia ka befasuar në këtë Botëror duke kaluar grupin dhe duke siguruar fitoren e parë në historinë e saj në fazën me eliminim direkt, pas suksesit ndaj Bregut të Fildishtë.

“Brazili është favorit, sigurisht, por ne besojmë se mund t’i hapim shumë punë. Nuk zbresim në fushë për t’u argëtuar, por për të fituar dhe për t’u kualifikuar në çerekfinale. Kemi respekt të madh për trajnerin dhe ekipin e tyre, por të dielën gjithçka mund të ndodhë”, përfundoi Solbaken.

PANORAMASPORT.AL