Postuar: Korrik 3, 2026 | 18:05
Milani arrin akordin për 25 milionë euro, transferon objektivin e madh të Igli Tares
Milani ka arritur akordin për transferimin e Mario Gilës nga Lacio. Lojtari do të përfitojë 5 milionë euro në vit për 5 sezonet e ardhshme.

Vetë Lacio do të fitojë 25 milionë euro nga ky largim, ndërsa 5 milionë euro të tjera do të jenë në bonuse. Oferta rezultoi më e lartë se e Napolit, që e kërkoi për t’u bashkua me ekipin e Alegrit.
Gila konsiderohej edhe si objektivi i madh i Igli Tares për Milanin. Pas largimit të drejtorit shqiptar, kuqezinjtë duket se nuk hoqën dorën nga qendërmbrojtësi 25-vjeçar.
Fakt është se i kishte mbetur vetëm një vit kontratë. Dhe Lacio ishte e detyruar për ta shitur.
PANORAMASPORT.AL













