Postuar: Korrik 3, 2026 | 18:27
Forca shtesë për trajnerin rumun, Partizani llogarit edhe sulmuesin për të ardhmen
Arshonzh Bintsuka rikthehet te Partizani pas huazimit te Flamurtari. Sulmuesi nga Kongo llogaritet si përforcim pas eksperiencës në Vlorë.

Ishte janari i vitit 2022, kur Partizani e transferoi Bintsukën nga Kongo. Gjatë kësaj kohe ka patur dy huazime, i pari ishte pikërisht te Drenica në Kosovë.
Kontrata e tij përfundon në verën e vitit 2027. Ndaj dhe do të vendoset në dispozicion të trajnerit Florian Bratu.
Trajneri rumun do të prezantohet në vazhdim, ndërsa më 6 korrik nisin përgatitjet. Të kuqtë kanë dërguar dy lojtarë në huazim për Europën. David Fadairo te Dinamo, ndërsa Rrok Toma i është bashkuar Vllaznisë.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













