Postuar: Korrik 3, 2026 | 19:13
VIDEO/ Rrezikoi pjesëmarrjen në Europë ndaj Dinamos, Astana motivohet para sfidës me ekipin e Ilir Dajës
Astana, që është rival i Dinamos në Europë, nuk po kalon aspak sezon të mirë. Megjithatë sot ndaj Zhenis ia doli të fitojë me rezultatin 1-0, ndërsa ndeshja vlente për javën e 16-të të kampionatit kazak.

Goli u shënua nga Abrajev në minutën e 40-të. Astana e ka një nga sezonet më të vështira të viteve të fundit, madje rrezikonte edhe pjesëmarrjen në Europë për shkak të problemeve financiare.
Aktualisht mban vendin e katërt në renditje. Një pozicion që e mban jashtë zonës së Europës.
Astana bëhet gati tashmë për transfertën e largët të Shqipërisë. Ky takim është rezervuar më 9 korrik, prej orës 21:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.
Përmbledhja e ndeshjes: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













