ZYRTARE/ Iku nga Partizani, Robin Balla konfirmohet si përforcim i Egnatias para Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2026 | 20:52

ZYRTARE/ Iku nga Partizani, Robin Balla konfirmohet si përforcim i Egnatias para Europës

Egnatia po punon për sezonin e ri. Me ekipin e parë para Europës ndodhet edhe Robin Balla.

Screenshot 2026-07-03 204644

Bëhet fjalë për mbrojtësin 17-vjeçar, që u largua nga Partizani pas përfundimit të sezonit. Te “demat” nuk e pati mundësinë në ekipin e parë.

Ndërkohë trajneri Nevil Dede e ka pasur në dispozicion gjatë fazës përgatitore, po ashtu edhe ka fituar minuta. Më 30 maj ishte njoftimi i fundit i Partizanit ku tregonte se Balla është ftuar tek Kombëtarja U-17. Prej tre vitesh Balla është pjesë e përfaqësueses U-17 ku ka debutuar që 15 vjeç, por nuk ka luajtur asnjëherë si titullar.

Screenshot 2026-07-03 204352

Njoftim në grupin e Egnatias:

Bashkë me gjithë grupin janë dhe blerjet e reja, Bitri, Puja, Ndreca, Jago, Ajeti, Smajli, Kacbufi, Diabate, Loukili, Balla dhe Montenegro.

Sot u arrit marrëveshja me Drejtorin e Përgjithshëm Arben Meta.

Plotësohet stafi

Ndihmës trajner:

Artan Karapici

Videoanalist:

Revion Mekshi

Përgatitës atletik:

Aurel Locaj

PANORAMASPORT.AL