Europa favorite: Plotësohen përfundimisht, katër çifte do të zgjedhin një finalist të Botërorit (AXHENDA)
Europa është favorite, që të paktën një ekip nga ky kontinent të jetë në finalen e Botërorit. Tashmë janë plotësuar përfundimisht çiftet e fazës 1/8, për njërën rrugë që të dërgon në sfidën më të rëndësishme të futbollit.

Dhe vetëm Maroku duket “kockë e fortë”, për t’i prishur punë të tjerëve. Kjo pasi Franca, Portugalia, Spanja dhe Belgjika janë në të njëjtin krah me tetë skuadra.
Kujtojmë se në të njëjtën anë ndodheshin edhe Gjermania me Holandën. Të dyja përfaqësueset u eliminuan, respektivisht nga Paraguai dhe Maroku.
FAZA E 1/8, E PLOTËSUAR NJËRA RRUGË DREJT FINALES
04/07 Kanada – Marok ora 19:00
04/07 Paraguai – Francë ora 23:00
06/07 Portugali – Spanjë ora 21:00
07/07 SHBA – Belgjikë ora 02:00

PANORAMASPORT.AL













