Egnatia me drejtor të ri, kampionët plotësohen para Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2026 | 19:59

Egnatia me drejtor të ri, kampionët plotësohen para Europës

Egnatia ka informuar mediat për rikthimin në Rrogozhinë dhe situatën në ekip. Rrogozhinasit janë tashmë me drejtor të përgjithshëm.

Screenshot 2026-07-03 195145

Bëhet fjalë për Arben Metën. 28-vjeçari merr përgjegjësinë e madhe te klubi kampion.

Meta është i njohur për angazhimet e tij në projektet e BE në sferën europiane. Tek Egnatia do të mbajë postin e rëndësishëm. Po ashtu Meta është këshilltar i presidentit Agim Demrozi.

Gjatë kësaj kohe rrogozhinasit janë të fokusuar te sfida me Petrokub. Takimi me moldavët ndërkohë vlen për turin e parë të Ligës së Kampioneve.

Pamjet nga Egnatia: (VIDEO)

Screenshot 2026-07-03 211701

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL