Një Platini apo Zidan i ri te “Gjelat”/ Të gjithë të çmendur pas Olise

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2026 | 21:15

Një Platini apo Zidan i ri te “Gjelat”/ Të gjithë të çmendur pas Olise

Franca po shikon me entuziazëm vrapimin e ekipit të saj kombëtar drejt fi nales më 19 korrik në Nju Jork. Do të ishte e treta radhazi, me një fi tore në 2018 në Rusi dhe një humbje në Katar kundër Argjentinës së Mesit.

oliseee

“Legjendë në lëvizje”, titullon gazeta “L’Équipe” në faqen e saj të parë brenda informacioneve të kombëtares. Elozhe nga Ibra dhe Henrri Shumica e legjendave që ndjekin Kupën e Botës, si Henri apo Ibrahimoviç, i janë dorëzuar fenomenit Olise. Në mesin e mediave që ndjekin Francën në çdo turne të madh, ekziston edhe ndjenja se lojtari i Bajernit ka ndryshuar mjaft lojën e Francës dhe se të gjithë janë dëshmitarë të një lojtari që mund të shënojë një epokë së bashku me Mbape, Dembele apo Doue.

Superlativat e gazetarit të “TF 1” Saber Defargue është korrespondent i transmetuesit publik TF1 për Francën në Boston. “Olise është një lojtar i një kategorie tjetër dhe për francezët është si një dhuratë nga qielli, si një bekim, sepse vendosi të luante për Francën kur lindi në Londër. Ai ka pasur pak kohë për të arritur këtë nivel dhe ndoshta lojtari më i mirë i turneut me siguri pa shënuar një gol. A do të luajë ai për Realin e Madridit? Nuk e di, ajo që di është se Mbape do të ishte shumë i emocionuar nëse do të nënshkruante për ekipin e bardhë një ditë.

“Olise tashmë është lojtari më i mirë i këtij Bote, sepse edhe Franca është në një moment të madh dhe vjen nga një sezon i jashtëzakonshëm te Bajerni. Le Parisien: Eshtë nga më të mirët Tronditës, vendimtar, ai është lëshuar, por në këtë Botëror duke luajtur si ‘10’, i lidhur me sulmuesin më të mirë në botë që është Mbape. Nuk e di nëse janë 200 apo 250 milionë, por nëse do të isha president i Madridit do të bëja gjithçka që ishte e mundur për ta nënshkruar atë dhe për ta bashkuar me Kilian”, thotë Dominik Severas, nga “Le Parisien”. “Ai do të jetë një nga më të mirët, pastaj duhet të shohim se si shkon Kupa e Botës sepse ka të tjerë në garë për të qenë më i miri, por ai tashmë ka pesë pasime vendimtare dhe është një larg rekordit të Pele. Është një zbulim për tifozët edhe pse pamë gjëra shumë të mira.

“Radio France”: Ka ndryshuar fytyrën e skuadrës Nuk e di nëse Mbape mund të ketë një ndikim, sepse Bajerni nuk dëshiron ta shesë atë, por puna e Kilian mund të ndihmojë”, thotë Zhylien Froment, nga “RadioFrance”. “Unë mendoj se ai mund të jetë më i miri në Kupën e Botës nëse qëndron në këtë nivel, megjithëse me Leo dhe Mbape janë për mua tre që shënojnë garën. Kilian është një lojtar nga një galaktikë tjetër që shënon dhe luan për ekipin.

Majkëll ka më pak rrugë, por ai është spektakolar dhe i bën të tjerët të shkëlqejnë. Është romantizëm për ne, për ‘10’ që na bënë të ëndërrojmë për Platinin, Zidane… e Grizman. Nëse ai mund të shkojë në Madrid, ai është një opsion i qartë kur sheh lidhjen me Mbape dhe duket se ai është lojtari që i mungon Madridit, sepse do të ishte fantastike, por do të duhen shumë para, fl itet për 250 milionë apo 300, që të bindë Bajernin…”, thotë Stefan Bianki. Për Baptiste Desprez, nga “Le Figaro”, ai beson se Olise tani për tani është më i miri në Kupën e Botës.

Vetëm një assist më pak se Pele “Tashmë është asistimi maksimal, bën shumë dëme, pjesa e dytë kundër Senegalit, kundër Irakut dhe Norvegjisë ka vënë pak frenat, por kundër Suedisë gjithçka ndryshon përsëri. Ai ka ndryshuar fytyrën e Francës, ai është organizatori, nuk e kanë ndaluar dhe ai shkon shumë mirë me Mbape dhe Dembele. Ai tashmë ka qenë lojtari më i mirë francez i sezonit. Nëse do të ishte Florentino, do ta nënshkruaja, por me çfarë çmimi.

Do të kushtojë shumë, por Mbape nuk e kishte parë atë në atë nivel me Francën për një kohë të gjatë. Është me punën e tij, por Olise e ka ndihmuar. Por nëse Mbape bën pjesën e tij, nuk do të mjaftojë për ta nënshkruar atë”, kanë përfunduar opinonet e tyre gazetarët francezë.

PANORAMASPORT.AL