VIDEO/ E tradhtoi zinxhiri, tifozes së Paraguait i del gj*ksi bombastik sheshit gjatë festës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2026 | 21:30

VIDEO/ E tradhtoi zinxhiri, tifozes së Paraguait i del gj*ksi bombastik sheshit gjatë festës

Një tifoze virale e Paraguait u bë kryefjalë në rrjetet sociale pasi përjetoi një moment të sikletshëm me veshjen, teksa festonte me entuziazëm fitoren e bujshme të kombëtares së saj ndaj Gjermanisë në Kupën e Botës. Paraguai surprizoi botën duke eliminuar ekipin e drejtuar nga Julian Nagelsman pas ekzekutimit të penalltive në fazën e 1/16-ve, duke ndezur festë në mbarë vendin.

tifozjaaa

Mes mijëra tifozëve që festuan ishte edhe modelja dhe tifozja e njohur Marisol Olmedo. Ajo është një mbështetëse e zjarrtë e kombëtares së Paraguait, por edhe e klubit të qytetit të saj, Club Guarani. Marisol njihet gjithashtu për paraqitjet e saj provokuese gjatë ndeshjeve, duke ndarë shpesh foto dhe video me veshje të guximshme në rrjetet sociale.

ss

Megjithatë, këtë herë emocionet e fitores rezultuan më të forta se zinxhiri i “bodysuit”-it që kishte veshur. Teksa festonte me kërcime dhe brohoritje, veshja e saj u hap papritur, duke e detyruar modelen të mbulohej me shpejtësi. Pasi u qetësua dhe u ul sërish në vendin e saj, Marisol u shfaq dukshëm e prekur nga emocioni i një fitoreje historike për vendin e saj.

Ajo publikoi videon në “Instagram”, pa e fshirë momentin e sikletshëm, duke e ndarë me ndjekësit e saj të shumtë. Nuk është hera e parë që Marisol Olmedo përballet me situata të tilla. Në një rast të mëparshëm, ajo u detyrua të vendoste një simbol grafik mbi videon e festimit të një goli të Club Guarani për të shmangur shkeljen e rregullave të “Instagram”-it mbi lakuriqësinë.

SHIKONI VIDEON 

PANORAMASPORT.AL