Aksident i frikshëm, ikona e garave me kuaj përmbyset me makinë
Frikë e madhe për ikonën e garave me kuaj, Frankie Dettori. Kalorësi më i famshëm në botë u përfshi në një aksident serioz automobilistik në zonën e Newmarket, në Suffolk, mbrëmjen e së mërkurës. Sipas hetimeve paraprake, automjeti i tij është goditur nga një tjetër makinë, duke bërë që ai të humbte kontrollin e mjetit.

Makina më pas ka hyrë në rrotullim dhe është përmbysur në rrugë. Kontrollet mjekësore të deritanishme kanë konfirmuar thyerjen e një gishti të madh të dorës dhe disa brinjëve. 55-vjeçari ndodhet ende i shtruar në spital për ekzaminime të mëtejshme dhe nën vëzhgim mjekësor, për të vlerësuar me saktësi shkallën e dëmtimeve. Agjencia e tij, “H Talent Management”, ka konfirmuar ngjarjen përmes një deklarate zyrtare.
PANORAMASPORT.AL













