“Pretendent në kampionat, dhe në Europë”, Merxha beson te kualifikimi historik: Elbasani ka karakter dhe cilësi për kalimin e turit
Elbasani numëron tashmë ditët përpara rikthimit në arenën europiane. Verdheblutë do të përballen me BATE Borisov në turin e parë kualifi kues të Ligës së Konferencës, në një sfi dë që pritet me shumë interes në qytetin elbasanas. Pas një sezoni ku skuadra ishte një nga surprizat më të bukura të Superiores, pritshmëritë janë të mëdha edhe për këtë aventurë ndërkombëtare.

Për këtë përballje dhe jo vetëm, “Panorama Sport” mori opinionin e ish-kapitenit të verdhebluve, Eriol Merxha. Një nga emrat më të njohur të futbollit elbasanas shprehet optimist për shanset e skuadrës së Ivan Gvozdenoviçit, ndërsa thekson se Elbasani duhet të luajë pa komplekse ndaj një kundërshtari që ka histori në Europë. Sipas tij, diferenca mes dy skuadrave nuk është aq e madhe sa mund të duket në letër dhe verdheblutë kanë mundësinë të synojnë kalimin e turit.
DUELI HISTORIK – Merxha mendon se përballja me BATE Borisov do të jetë e fortë dhe e balancuar, ndërsa beson se kualifi kimi nuk do të vendoset në ndeshjen e parë. “Është një ndeshje shumë e rëndësishme për Elbasanin dhe për të gjithë qytetin, sepse rikthehet në Europë pas shumë vitesh. BATE Borisov është një klub me emër dhe eksperiencë në këto kompeticione, ndaj duhet respektuar maksimalisht.
Megjithatë, nuk mendoj se është ai ekipi i viteve më parë dhe Elbasani ka shanset e veta. Skuadra tregoi sezonin e kaluar se ka cilësi dhe karakter për t’u përballur me çdo kundërshtar. Besoj se do të jenë dy ndeshje shumë të luftuara dhe kualifi kimi do të vendoset vetëm pas 180 minutave. Nuk mendoj se gjithçka do të mbyllet në takimin e parë”, u shpreh fi llimisht Eriol Merxha.
MERKATO – Ish-kapiteni ndalet edhe te puna që po bëhet nga drejtuesit në merkaton e verës. Sipas tij, ndryshimet e shumta nuk përbëjnë problem, për sa kohë klubi vazhdon të zgjedhë futbollistët e duhur për projektin. “Kam besim te drejtuesit e klubit, sepse edhe një vit më parë u kritikuan për disa zgjedhje, por në fund rezultatet treguan se kishin vepruar drejt. Edhe këtë verë po mundohen të ndërtojnë një skuadër konkurruese dhe besoj se afrimet do ta rrisin nivelin e ekipit.
Është e rëndësishme që grupi të krijojë sa më shpejt harmoninë, sepse koha deri në ndeshjet europiane nuk është shumë e gjatë. Fakti që në fazën përgatitore ishin të gjithë lojtarët që pritet të luajnë në Europë është një tregues se klubi i ka marrë seriozisht”, vijoi më tej ish-tekniku i verdhebluve.
SEZONI – Në fund, Merxha shprehet i bindur se Elbasani do të mbetet një nga skuadrat më të forta edhe në edicionin e ri të Superiores. Sipas tij, eksperienca e fi tuar sezonin e kaluar dhe pjesëmarrja në Europë do ta bëjnë ekipin edhe më të pjekur “Mendoj se Elbasani do të jetë sërish një nga pretendentët e kampionatit.
Sezoni i kaluar i ka shërbyer shumë skuadrës, si futbollistëve ashtu edhe klubit. Tani kanë më shumë eksperiencë, po ndërtojnë një grup edhe më cilësor dhe besoj se do të luftojnë përsëri për objektiva të rëndësishëm. Europa është një bonus, por edhe një mundësi e mirë që kjo skuadër të rritet edhe më shumë”, mbylli prononcimin e tij për gazetën, Eriol Merxha.
Verdheblutë kanë mbyllur fazën përgatitore në Serbi dhe tashmë e kanë kthyer të gjithë fokusin te sfi da me BATE Borisov. Ndeshja e parë do të luhet të martën në orën 20:00 në “Elbasan Arena”, aty ku skuadra e Ivan Gvozdenoviçit do të kërkojë të hedhë hapin e parë drejt një kualifi – kimi historik.
PANORAMASPORT.AL













