Jo vetëm Klafuriç: Mbylli sezonin më të vështirë, prezantohet nga Tirana për objektivin madhor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2026 | 11:56

Jo vetëm Klafuriç: Mbylli sezonin më të vështirë, prezantohet nga Tirana për objektivin madhor

Trajneri Bojan Markoski do të punojë si ndihmës i Dean Klafuriç te Tirana. Markoski është 42 vjeç, ndërsa më parë ka punuar edhe më parë me Klafuriç.

bojan markoski

Sa i përket karrierës si trajner, për herë të fundit drejtoi EN Paralimnin në elitën e futbollit qipriot. Aty ku e mbylli si vend i fundit dhe ekipi ra nga kategoria. Në total pati  17 humbje në 20 ndeshje që drejtoi. Me bardheblutë synimi është vetëm rikthimi në majë.

Njoftimi i Tiranës:

“KF Tirana mirëpret Bojan Markoski në stafin teknik si zëvendëstrajner. Me një përvojë të konsoliduar në futbollin europian, Markoski ka qenë pjesë e stafeve teknike të Ethnikos Achna, AEL Limassol dhe Rabotnički, ndërsa ka drejtuar edhe si trajner i parë ekipin e Rabotničkit.

Ai rikthehet në bashkëpunim me Dean Klafurić, me të cilin ka punuar më parë, duke iu bashkuar tashmë stafit teknik të KF Tiranës. I urojmë Bojan Markoskit mirëseardhje dhe shumë suksese në këtë kapitull të ri me fanellën bardheblu!”


View this post on Instagram

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)

PANORAMASPORT.AL