ZYRTARE/ Rrogë marramendëse, një nga zbulimet e sezonit në Superiore prezantohet në klubin e kategorisë së dytë
Xhonatan Lajthia ka qenë një nga emrat më të spikatur në Kategorinë Superiore në edicionin 2025-2026, duke u bërë pjesë e ecurisë mbresëlënëse të Elbasanit që iu afrua titullit kampion. Pas këtyre paraqitjeve, për futbollistin ka ardhur edhe një hap i rëndësishëm në karrierë.

Sot ai është prezantuar si pjesë e Diba FC në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare. Lajthia, edhe pse kishte oferta nga klube të ndryshme në Superiore, ka zgjedhur Lindjen e Mesme për shkak të një ofertë të rëndësishme financiare, pasi përfiton atje rreth 12 mijë euro në muaj.
Klubi ka zyrtarizuar marrëveshjen mes palëve me një njoftim në rrjetet sociale, duke e bërë kështu Lajthinë pjesë të projektit të skuadrës që kërkon rikthimin në elitë, pasi në sezonin e kaluar ra në kategorinë e dytë të kampionatit të Emirateve të Bashkuara Arabe.
PANORAMASPORT.AL













