Rekord audience, sa milionë shikues ndoqën dramën Angli–Argjentinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2026 | 13:29

Rekord audience, sa milionë shikues ndoqën dramën Angli–Argjentinë

Një audiencë rekord prej 24 milionë personash ndoqi humbjen e Anglisë ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, duke e kthyer këtë sfidë në ngjarjen sportive më të ndjekur drejtpërdrejt në televizion gjatë pesë viteve të fundit.

angli

Transmetimi në BBC One dhe platformën “iPlayer” regjistroi audiencën më të madhe për një transmetues britanik që nga fi nalja e Euro 2020 mes Anglisë dhe Italisë, e zhvilluar në vitin 2021. Mesatarisht, ndeshja u ndoq nga 22.1 milionë shikues në BBC One dhe “iPlayer”, ndërsa u regjistruan edhe 12.6 milionë transmetime (streams) shtesë në “BBC iPlayer”, faqen zyrtare të BBC Sport dhe aplikacionin e saj.

Në fushë, Antoni Gordon kaloi Anglinë në avantazh në fillimin e pjesës së dytë, por Enco Fernandez barazoi pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt shtesave, Lautaro Martinez shënoi me kokë në minutat shtesë, duke i dhënë Argjentinës fitoren 2-1 dhe kualifikimin në finalen e dytë radhazi të Kupës së Botës.

Interesimi për këtë sfidë ishte i jashtëzakonshëm edhe në platformat digjitale. Faqja e transmetimit live të BBC Sport u vizitua më shumë se 24.6 milionë herë në mbarë botën, prej të cilave 18.8 milionë vetëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Anglia do të përballet me Francën në ndeshjen për vendin e tretë, që zhvillohet të shtunën në Majemi, ndërsa Argjentina do të luajë finalen ndaj Spanjës të dielën.

PANORAMASPORT.AL