Rrezikohet finalja Spanjë-Argjentinë? Alarm para finales së Botërorit: Mbani maska

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2026 | 14:52

Rrezikohet finalja Spanjë-Argjentinë? Alarm para finales së Botërorit: Mbani maska

Spanja dhe Argjentina do të masin forcat të dielën, pikërisht prej orës 21:00 në finalen e Botërorit.

Screenshot 2026-07-17 145101

Alarmi ndërkohë qëndron në Nju Jork ku ajri sot konsiderohet i rrezikshëm për shëndetin. Cilësia e ajrit, e cila ishte në nivelin 185, ka rënë në 170.

Kështu bëhet fjalë për 20 herë më keq se një ditë normale. Megjithatë është shiu që parashikohet të bjerë të shtunën, që shikohet si aleat që finalja të mos rrezikojë shtyrjen.

Shiu parashikohet që të ulë ndjesinë e ndotjes. Autoritetet ndërkohë kanë njoftuar se ajri është i dëmshëm për shëndetin.

Problem kryesor mbeten seancat stërvitore. Ato mendohet të zhvillohen në ambiente të hapura, ndërsa është rekomanduar përdorimi i maskës në rrugë.

PANORAMASPORT.AL