Zyrtarizohet axhenda/ Egnatia kërkon të shkruajë historinë, kualifikimi ndaj sllovenëve siguron grupet
Egnatia do të përballet me Çeljen si kampione e Sllovenisë në takimin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve. Kjo sfidë është rezervuar për turin e dytë, pasi u eliminua Petrokub.

UEFA ka zyrtarizuar axhendën. Kështu takimi i parë me Çeljen do të luhet të mërkurën e ardhshme në stadiumin “Arena Egnatia” të Rrogozhinës, pikërisht më 22 korrik prej orës 21:00.
Sa i përket sfidës së kthimit do të zhvillohet në “Stadion Celje”. E marta e 28 korrikut prej orës 20:15 do të vendosë se cila skuadër kalon më tej.
Shorti për rivalin e mundshëm të turit të tretë të Ligës së Kampioneve do të hidhet më 20 korrik(e hënë) prej orës 12:00. Lajmi i mirë është se Egnatia do të vendoset në vazon e favoritëve.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













