I pazëvendësueshëm te Spanja, deklarata bëhet virale: Do të largohem nëse fitojmë Botërorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2026 | 17:05

I pazëvendësueshëm te Spanja, deklarata bëhet virale: Do të largohem nëse fitojmë Botërorin

Mark Kukureja ka bërë dy deklarata të bujshme te Spanja. E para është që do të bëjë tatuazh trajnerin De La Fuente, në rast se iberikët fitojnë Botërorin.

kukureja

E dyta është bërë virale në rrjetet sociale, por nuk është konfirmuar. “Nëse fitoj Botërorin, do thërras trajnerin të nesërmen, dhe do i them që do të tërhiqem nga kombëtarja”, tregohet të ketë thënë Kukureja.

Nuk është e sigurt nëse kjo deklaratë është e vërtetë, megjithëse është shpërndarë me shpejtësi. 27-vjeçari është i pazëvendësueshëm në krahun e majtë të mbrojtjes.

Real Madrid nuk kishte asnjë lojtar të ftuar në Botëror. Papritur vendosi për blerjen e kartonit të Kukurejas nga Çelsi.

PANORAMASPORT.AL