VIDEO/ Argjentina u shtang me të, gjyqtari i finales së Botërorit shpërthen në lot pasi mëson vendimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2026 | 15:32

VIDEO/ Argjentina u shtang me të, gjyqtari i finales së Botërorit shpërthen në lot pasi mëson vendimin

Argjentina ishte drejt një rekordi, kur i ndodhi e papritura. Në vitin 2022 u mposht nga Arabia Saudite në Botëror dhe ndaloi në shifrën e 36 ndeshjeve pa humbje. Ndryshe vetëm një më pak se rekordi që mbahet nga Italia dhe Spanja.

Screenshot 2026-07-17 153128

Gjyqtari kryesor i ndeshjes ishte pikërisht Slavko Vinçiç. Ky i fundit shpërtheu në lot sot, pasi mësoi se do të jetë arbitri kryesor i finales Spanjë-Argjentinë.

Ndaj Arabisë është ndeshja e vetme që Argjentina ka humbur në dy Botërorët e fundit. Sa i përket Spanjës, pritet të jetë një takim i zjarrtë.

Spanja nuk humbet prej 37 takimesh. Në anën tjetër është Argjentina që në 15 ndeshjet e fundit të fazave me eliminim direkt, Copa America apo Botëror, njeh vetëm fitore.

Pamjet e gjyqtarit kur mëson vendimin e FIFA-s: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL