Tragjike për trajnerin e Italisë, ndërron jetë vajza e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2026 | 15:15

Tragjike për trajnerin e Italisë, ndërron jetë vajza e tij

Një lajm tragjik është raportuar nga Italia. Vajza e trajnerit Silvio Baldini, Valentina, ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare.

Screenshot 2026-07-17 151342

E ndjera vuante që nga lindja nga një formë e rëndë e tetraparezës spastike. Një gjendje që zakonisht vjen si pasojë e dëmtimit të trurit ose sistemit nervor, shpesh e lidhur me paralizën cerebrale.

Vajza e tij ishte si frymëzim për trajnerin Baldini.  “Ajo më mësoi të dua pa pritur asgjë në këmbim. Valentina më bëri të kuptoj se çfarë do të thotë të duash pa kushte, ashtu si gruaja ime më bëri të kuptoj se çfarë do të thotë të krijosh një familje. Të kesh një familje do të thotë të përpiqesh të kuptosh problemet e tyre, veçanërisht ato të atyre që janë më keq, dhe kjo na ka dhënë një farë uniteti”, shprehej më parë trajneri i përkohshëm i Italisë.

PANORAMASPORT.AL