Jamal-Mbape 6 me 0, talenti spanjoll vazhdon të dominojë francezin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2026 | 16:24

Jamal-Mbape 6 me 0, talenti spanjoll vazhdon të dominojë francezin

Lamine Jamal po ndërton një rekord mbresëlënës ndaj Kilian Mbape, duke fituar të gjashtë përballjet direkte me eliminim që ka zhvilluar kundër yllit francez. Futbollistët e mëdhenj dallohen pikërisht në ndeshjet ku gabimet nuk falen dhe vetëm fitorja të mban në garë. Pikërisht në këto sfi da vendimtare, talenti i Barcelonës dhe i Spanjës ka treguar se është një lojtar i lindur për skenat më të mëdha.

mbape jamal

Rivaliteti mes Lamine Jamal dhe Kilian Mbape po konsiderohet si një nga më interesantët e futbollit modern. Të dy janë liderët e kombëtareve të tyre dhe ndër favoritët kryesorë për të fituar në të ardhmen “Topin e Artë”, por deri tani statistikat fl asin qartë në favor të spanjollit. Në gjashtë përballje direkte me eliminim, Lamine Jamal ka dalë gjithmonë fitues.

Kapitulli i fundit u shkrua në gjysmëfi nalen e Kupës së Botës 2026, ku Spanja mposhti Francën dhe siguroi një vend në fi – nale. Seria e fi toreve nisi në gjysmëfi nalen e Euro 2024, ndeshja që e bëri Lamine Jamal një yll botëror. Goli i tij spektakolar ndaj Francës ishte goditja e parë ndaj Mbape, përpara se sukseset të vazhdonin në finale të Superkupës së Spanjës, në Kupën e Mbretit dhe në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, ku Jamal realizoi dy gola në fitoren spektakolare 5-4 të Spanjës.

Edhe gjatë këtij viti, 18-vjeçari ka ruajtur epërsinë ndaj sulmuesit të Real Madridit, duke triumfuar fillimisht në fi nalen e Superkupës së Spanjës dhe më pas në gjysmëfi nalen e Botërorit 2026. Për momentin, sa herë që rrugët e tyre kryqëzohen në një ndeshje ku humbja do të thotë eliminim, Lamine Jamal mbetet i pathyeshëm përballë Kilian Mbape, me një bilanc perfekt prej 6 fitoresh në 6 përballje.

PANORAMASPORT.AL