DY SKENARE/ Champions dhe Liga e Europës, zyrtarizohen të gjitha çiftet për Egnatian
Egnatia është shumë pranë mrekullisë, për të rikthyer sërish një klub të Abissnet Superiore në Europë. Për këtë duhet të mposhtë Çeljen dhe automatikisht ka siguruar minimumi grupet e Ligës së Konferencës.

Sa i përket shortit për turin e tretë të Champions, Egnatia do mësojë të hënën kundërshtarët e mundshëm të saj, nëse ia del ndaj sllovenëve. Egnatia ka fatin që të jetë në vazon e favoritëve falë koeficientit të Çeljes.
Në anën tjetër, Egnatia po ashtu do mësojë edhe shortin në turin e tretë të Ligës së Europës. Në rast se eliminohet nga Çelje, do të zhvendoset me humbësit e turit të dytë të Ligës së Kampioneve. Aty ku Egnatia ndodhet në vazon e jofavoritëve dhe përballjet mund të jenë sfiduese.
SHORTI PËR EGNATIAN NË TURIN E TRETË TË CHAMPIONS
(Fituesi i këtyre çifteve)
Ararat-Armenia – Shamrok
Sabah – KUPS
Vikingur – Hapoel Beer Sheva
Mjallby – Linkoln Red Imps
Levski Sofia – Universita Kraiova
KI Klasvik – Kauno Zalgiris
SHORTI PËR EGNATIAN NË TURIN E TURIN E TRETË TË LIGËS SË EUROPËS
(Humbësi i këtyre çifteve)
Vikingur – H. Beer Sheva
Omonia – Kairat
Larne – Crvena Zvezda
AGF Arhus – Leh Poznan
Levski Sofia – Kraiova
Ararat Armenia – Shamrok Rovers
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













