Gjykata i jep të drejtë Anjelit, ja çfarë mund të ndryshojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2026 | 17:53

Gjykata i jep të drejtë Anjelit, ja çfarë mund të ndryshojë

Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian është shprehur për çështjen e sanksioneve të vendosura ndaj ish-presidentit të Juventusit, Andrea Agnelli, dhe ish-administratorit të deleguar të klubit, Mauricio Arrivabene, në kuadër të hetimit për plusvalencat që përfshiu klubin bardhezi.

anjeli

Gjykata evropiane ka vendosur se, kur një sanksion sportiv mund të ndikojë në punën dhe karrierën e një personi në të gjithë Evropën, duhet të jetë e mundur që ai të kundërshtohet përpara një gjykatësi të pavarur, i cili të ketë edhe fuqinë për ta anuluar atë nëse rezulton i paligjshëm.

Dyshkallëshimi i gjykimit – Në praktikë, duhet të ekzistojë mundësia që një person t’i drejtohet një gjykatësi të pavarur, i cili të ketë kompetencën jo vetëm për të njohur një dëmshpërblim të mundshëm, por edhe për të anuluar sanksionin dhe, nëse është e nevojshme, për të marrë masa të përkohshme mbrojtëse. Sipas gjyqtarëve evropianë, gjykata kompetente duhet të jetë e pavarur nga organizatat sportive, të jetë e përcaktuar me ligj dhe të garantojë respektimin e plotë të të drejtave të mbrojtjes dhe të parimit të debatit kontradiktor mes palëve.

Gjykata saktëson se e drejta e Bashkimit Europian nuk kërkon domosdoshmërisht një sistem me dy shkallë gjykimi. Mjafton që të ekzistojë të paktën një organ gjyqësor që të sigurojë një mbrojtje efektive. Tashmë i takon gjykatës administrative italiane të verifikojë nëse sistemi i drejtësisë sportive italiane, ose të paktën organi që merr vendimin përfundimtar, përmbush të gjitha kriteret e përcaktuara nga Gjykata e Drejtësisë së BE-së.

Anjeli dhe Arrivabene – Të dy drejtuesit ishin ndëshkuar nga Federata Italiane e Futbollit (FIGC), e cila u kishte ndaluar ushtrimin e çdo aktiviteti në futboll. Ky dënim më pas u zgjerua në nivel botëror nga FIFA. Ndërkohë, Andrea Agnelli do të rikthehet në TAR. Duhet kujtuar se ai e ka përfunduar tashmë periudhën e dënimit.

PANORAMASPORT.AL