Zhgënjimi me Tuhelin, kritikon Lineker: Tërheqja e Anglisë ishte e pakuptimtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2026 | 18:25

Zhgënjimi me Tuhelin, kritikon Lineker: Tërheqja e Anglisë ishte e pakuptimtë

Geri Lineker kritoi ashpër Tuhel pas eliminimit dramatik të Anglisë. Vendimi i trajnerit gjerman për ta tërhequr skuadrën në mbrojtje, pasi kishte kaluar në epërsi, rezultoi fatal. Gordon e kaloi Anglinë përpara në rezultat, por trajneri gjerman largoi nga fusha disa prej lojtarëve me profil sulmues dhe kaloi në një sistem me pesë mbrojtës, duke aktivizuar Ezri Konsan.

lineker

Lineker u shpreh i habitur nga mënyra se si Anglia i dorëzoi iniciativën kundërshtarit, duke i lejuar Lionel Mesit dhe shokëve të tij të ushtronin presion. “Shënuam golin dhe më pas u tërhoqëm shumë prapa.

Zëvendësimet që ai bëri e tërhoqën skuadrën edhe më thellë. Kaloi në një mbrojtje me pesë lojtarë dhe vendosi të luante me bllok të ulët kundër një skuadre që është shumë e mirë përballë një sistemi të tillë. Për mua, kjo nuk kishte aspak kuptim – deklaroi Lineker -.

Nga aspekti taktik ishte e pabesueshme, për të qenë plotësisht i sinqertë. Ishte një lëvizje negative. Të gjithë po e shikonim të njëjtën ndeshje dhe po thoshim të njëjtën gjë”.

Ish-sulmuesi i Anglisë kritikoi edhe mënyrën se si skuadra e Tuhel e mbrojti Mesin. “Po luan kundër futbollistit më të mirë që ka ekzistuar ndonjëherë. Duhet t’i afrohesh dhe të mos i japësh hapësirë. Ai dërgoi top pas topi në zonën e rreptësisë. Për mua, mënyra se si u veprua ishte absolutisht e pakuptueshme.”

PANORAMASPORT.AL