“Do të çmendesha”, Paredes hedh dyshime pas tronditjes tek Argjentina: Nuk e di…
Leandro Paredes ka shtuar dyshimet për largimin e Leo Mesit nga Argjentina pas dështimit në finalen e Botërorit. Tek Argjentina duket se është një “tërmet” i vërtetë, ndërsa edhe Paredes shfaqet drejt tërheqjes.

Argjentina ishte për turp duke qenë se nuk goditi asnjëherë portën ndaj Spanjës. Madje u përhapën teoritë konspirative që Argjentina u detyrua për humbjen. Për këtë është vetë Paredes që flet, ndërsa hedh dyshime për të ardhmen e tij.
“Nëse do t’i dëgjoja të gjitha ato që thuhen, do të çmendesha. Gjithçka që u tha para, gjatë dhe pas Kupës së Botës… Ne zhvilluam një Botëror shumë të mirë.
Spanja ishte superiore ndaj nesh në finale, është fituese me meritë dhe neve na mbetet vetëm të vlerësojmë atë që kemi arritur gjatë këtyre tetë viteve. Ishte një cikël spektakolar, ishte kënaqësi të isha pjesë e tij dhe ndoshta më vonë do ta kuptojmë plotësisht”, u shpreh Paredes i pyetur për teoritë konspirative që qarkullojnë.
Për të ardhmen e tij, Paredes u pyet: “Nuk e di. Është një process. Duhet ta përtypësh atë që ndodhi, ta mendosh mirë, të mos marrësh vendime të nxituara dhe sigurisht që është një temë për të cilën duhet të bisedojmë”.
Paredes rrezikon edhe dënimin nga FIFA. Një vendim pritet të zbardhet pas finales ku Paredes goditi Gavin nga Spanja.
PANORAMASPORT.AL













