“Tirana do të luftojë për titullin kampion”, kroati Klafuriç: Egnatian po e studiojmë, “play-off ”-i është për basketbollin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2026 | 21:02

“Tirana do të luftojë për titullin kampion”, kroati Klafuriç: Egnatian po e studiojmë, “play-off ”-i është për basketbollin

Sfida e parë zyrtare e sezonit do ta vendosë Tiranën përballë një prej rivalëve kryesorë për titullin, Egnatias. Për Dean Klafuriçin, kjo nuk është vetëm një ndeshje hapëse e kampionatit, por një provë e rëndësishme për të matur forcën e skuadrës së tij ndaj kampionëve në fuqi.

klafuric

Trajneri kroat tregon se po e ndjek me vëmendje skuadrën rrogozhinase, duke analizuar pikat e forta dhe dobësitë e saj, ndërsa vlerëson paraqitjet në Europë.

Megjithatë, përtej kundërshtarëve të drejtpërdrejtë, Klafuriç thekson se fokusi i tij aktual është ndërtimi i identitetit të Tiranës dhe përgatitja e një ekipi që të jetë konkurrues gjatë gjithë sezonit. Në pjesën e dytë të intervistës, tekniku bardheblu fl et për formatin e kampionatit, vlerësimin që i bën futbollit shqiptar, diferencat mes kampionatit dhe Kombëtares, si dhe objektivin personal për sezonin 2026/2027.

Kampionatin e hapni kundër Egnatias, por për të fi tuar titullin duhet të jeni më të mirë se Egnatia. E keni ndjekur në kompeticionet europiane dhe çfarë duhet të bëjë Tirana për ta mundur? – Po e ndjekim Egnatian. Video-analisti ynë i përpiktë dhe i shkëlqyer, Klajdi Kenga, më ka njohur shumë mirë me cilësitë e tyre, por edhe me dobësitë. Do të përgatitemi më në detaje kur të vijë koha për këtë, sepse tani jemi të përqendruar te periudha përgatitore.

Po luajnë mirë në Europë dhe kjo më gëzon për shkak të futbollit dhe kampionatit shqiptar. Kjo për ta ka avantazhe, por edhe disavantazhe. Avantazhi është se janë në formë garuese, ndërsa disavantazhi është se udhëtimet dhe ndeshjet në atë nivel janë të vështira mendërisht dhe fi zikisht. Ne duam që në atë ndeshje të jemi më të mirë dhe të fi tojmë dhe do të japim gjithçka nga vetja për ta bërë këtë.

Ishit i pranishëm në shortin e kalendarit të kampionatit. Cili është mendimi juaj për formatin hibrid të garës?

– Rregullat i përcakton federata, ndërsa ne trajnerët jemi këtu për t’i respektuar dhe ndjekur. Nuk mund të ndikoj në këtë. Për këtë arsye, detyra ime është të përshtatem, t’i pranoj dhe t’i ndjek këto rregulla. Personalisht, nuk jam përkrahës i “play-off”-it.

Formati klasik i kampionatit më duket më i përshtatshëm për futbollin. Më pëlqen basketbolli dhe disi “play-off”-i më duket më i përshtatshëm për basketbollin. Nga ana tjetër, e kam fi tuar titullin me Legian pikërisht nëpërmjet “playoff”-it, kështu që nuk kam arsye të mos e pëlqej.

Si e vlerësoni futbollin shqiptar?

– Shumicën e gjërave i kam thënë tashmë në përgjigjet e mëparshme. Do të përmendja gjithsesi se ekziston një ndryshim i madh ndërmjet kampionatit shqiptar dhe Kombëtares së Shqipërisë, duke qenë se, për shkak të diasporës suaj shumë të fuqishme, keni shumë lojtarë cilësorë që nuk kanë luajtur kurrë në kampionatin vendas dhe që janë formuar në futboll në klube të huaja dhe nën drejtimin e trajnerëve të huaj. Kjo ju sjell cilësi shtesë në Kombëtare.

Diçka të ngjashme e kemi pasur gjatë historisë edhe ne kroatët në Kombëtaren tonë. Gjithashtu, është fakt se renditja e UEFA-s për kampionatet përcakton cilësinë e kampionatit në raport me shtetet e tjera. Dëshiroj që futbolli shqiptar të bëjë sa më shpejt një hap përpara në këtë aspekt. Do të përpiqem që edhe unë të kontribuoj sadopak për këtë.

Si e imagjinoni sezonin 2026/2027? Ku e shihni Tiranën në fund të sezonit dhe cili është objektivi personal i Dean Klafuriçit?

– Fillimisht dua ta përgatis skuadrën time mendërisht, fi zikisht dhe taktikisht për kampionatin, në mënyrë që modeli ynë i lojës të jetë i dallueshëm dhe që kjo të shihet në paraqitjet tona në ndeshje.

Do të doja që tifozët tanë ta dallonin mundin dhe angazhimin e lojtarëve të mi dhe që t’i bënim të lumtur dhe të kënaqur me lojën dhe rezultatet tona dhe, në këtë mënyrë, të justifi koj ardhjen time në Tironë përpara njerëzve që më sollën dhe më pritën.

Ju falënderojmë dhe ju urojmë shumë fat.

– Ju falënderoj edhe juve dhe ju uroj gjithë të mirat juve dhe lexuesve tuaj! Një përshëndetje e madhe për tifozët e Tiranës!

PANORAMASPORT.AL