Postuar: Korrik 24, 2026 | 20:32
Goditja e parë e Partizanit në merkato, Aliu: Kemi objektiva madhore, nuk i zhgënjej tifozët
Altin Aliu është goditja e Partizanit në këtë merkato vere. Sulmuesi i cili spikati me Malishevën në elitën e futbollit kosovar, u prezantua ditën e sotme në radhët e “Demave të Kuq”. Në prononcimin e tij të parë si lojtar i Partizanit, 26-vjeçari deklaroi:

“Ndihem shumë i lumtur që i jam bashkangjitur familjes së Partizanit, “Demave të Kuq”. Besoj dhe shpresoj që pritshmëritë dhe arritjet do të jenë të mëdha. Ashtu siç edhe më kanë folur për klubin, ashtu edhe do të organizohemi për objektivat e mëdha që do të kemi.
Do të jetë suksesi më i arritshëm i këtij viti dhe shpresoj që nuk do t’i zhgënjej tifozët”, përfundoi futbollisti i “Demave të Kuq”.
PANORAMASPORT.AL













