“Humbje e turpshme dhe e papranueshme”, klubi shqiptar reagon i shtangur: Gabimet individuale kushtuan shumë
Sot nisi kampionati në Maqedoninë e Veriut. Ndeshja e parë ishte rezervuar mes Tikvesh dhe Arsimit.

Klubi shqiptar u mposht me rezultatin 5-1. Tikvesh realizoi katër herë gjatë pjesës së parë në shtëpi, ndërsa goli i Ramadanit tek Arsimi pati vlerë vetëm për statistika.
Tikvesh e vulosi rezultatin në minutën e 58-të. Ishte N’fanly Sylla që plotësoi tripletën personale.
Arsimi reagoi i turpëruar pas kësaj humbje. Klubi shqiptar e publikoi deklaratën në rrjetet sociale.
“Humbje e turpshme dhe e papranueshme në Kavadar. Gabimet indivuduale i kushtuan shumë klubit tonë, që u paraqit larg nivelit që dëshirojmë!
Nuk ka justifikime për paraqitjen e sotme. Na mbeten dy javë për të punuar shumë, për të analizuar gabimet dhe për t’u rikthyer më të fortë. U kërkojmë falje tifozëve tanë dhe ju premtojmë se përgjigjen do ta japim në fushë”, shkruan Arsimi.
PANORAMASPORT.AL













