E nis Saka dhe e mbyll një yll spanjoll, kush është “winger”-i më i mirë për momentin në futbollin botëror…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2026 | 21:37

E nis Saka dhe e mbyll një yll spanjoll, kush është “winger”-i më i mirë për momentin në futbollin botëror…

Superyje nga Barcelona, PSG dhe Bajern Mynih janë të gjithë në garë, ndërsa Kupa e Botës ua ka rritur edhe më shumë reputacionin. Klubet më të mëdha të Europës janë të mbushura me sulmues anësorë të nivelit elitar, por vetëm disa prej tyre mund të pretendojnë se janë më të mirët.

JAMAL

Ta ngushtonim renditjen në vetëm 10 emra nuk ishte aspak e lehtë, por në fund ia dolëm. Pa humbur kohë, ja renditja e 10 anësorëve më të mirë në futbollin botëror.

10. Bukajo Saka

Saka ka kaluar dy vite të vështira te Arsenali, të shoqëruara nga dëmtimet, dhe pjesën më të madhe të Kupës së Botës e kaloi në stol, përfshirë edhe të gjithë gjysmëfi nalen kundër Argjentinës. Megjithatë, tripleta e tij në ndeshjen për vendin e tretë kundër Argjentinës ishte një kujtesë e qartë e klasit të tij. Nëse minutat e tij menaxhohen më me kujdes, presim që ai të rikthehet në formën më të mirë gjatë sezonit 2026–27.

9. Zheremi Doku

Kemi hezituar ta përfshijmë Dokun në këtë listë, por ai u ndez vërtet në fazën vendimtare të sezonit në Premier League. Belgu është pa dyshim një nga dribluesit më të mirë në planet dhe tani më në fund po kombinon aftësitë e tij me vendimmarrje dhe finalizim të nivelit të lartë. Nëse ruan këtë nivel, mund të futet lehtësisht në pesëshen më të mirë.

Megjithatë, duam të shohim nëse mund ta bëjë këtë vazhdimisht për një periudhë më të gjatë. Fatkeqësisht, në Kupën e Botës nuk shkëlqeu. Ai humbi vendin në formacion dhe pati një rol dytësor në rrugëtimin e Belgjikës deri në çerekfinale.

8. Dezire Due

Talenti i ri i PSG-së mund të mos ketë të njëjtin efekt mahnitës si fi tuesit e mëparshëm të çmimit Golden Boy, si Kilian Mbape, Erling Haland apo Lamine Jamal, por është pa diskutim një talent i jashtëzakonshëm. Paraqitja e tij spektakolare në fi nalen e sezonit të kaluar të Champions League do të mbetet në histori. Ai kontribuoi drejtpërdrejt në tre golat e parë të PSG-së kundër Interit, duke dhënë asistin për golin e parë dhe më pas duke shënuar dy herë.

U bë vetëm adoleshenti i dytë që shënon dhe asiston në një finale që nga Brian Kid i Mançester Junajtid në vitin 1968 dhe lojtari i parë që përfshihet në tre gola në një fi nale që nga Sandro Macola i Interit në vitin 1964. Prisnim që ajo mbrëmje ta ngrinte në një nivel krejt tjetër, por kjo ende nuk ka ndodhur. Ky sezon nuk ndoqi të njëjtën rrugë. Problemet fi zike e kufi zuan dhe ai nuk arriti t’i jepte Francës energjinë që i nevojitej nga stoli në humbjen e gjysmëfi nales.

7. Vinicius Zhunior

Pasi reagoi me zemërim ekstrem kur humbi Topin e Artë të vitit 2024, Vinícius kaloi pothuajse një vit duke mos qenë aspak vetvetja. Ai nuk dukej si një nga futbollistët më të mirë në botë gjatë sezonit zhgënjyes 2024–25. Mund të luajmë pak rolin e psikologëve amatorë, por dukej sikur po vuante nga fakti që vëmendja ishte zhvendosur te galaktiku më i ri i Real Madridit. Ende mbeten pikëpyetje nëse Viníciusi dhe Kilian Mbape mund të funksionojnë së bashku në një ekip të balancuar, por braziliani gradualisht po rikthehet në nivelin e tij.

Ai luajti shumë mirë në fazën e grupeve të Kupës së Botës, duke marrë më shumë përgjegjësi dhe duke dalë më në fund nga hija e Nejmarit. Megjithatë, nuk shënoi në asnjë nga dy ndeshjet me eliminim direkt, ndërsa Brazili pësoi eliminimin më të hershëm në Kupën e Botës që nga viti 1990. Kjo nuk është ajo që pritet nga superylli i tyre.

6. Luis Díaz

Kolumbiani regjistroi 13 gola dhe pesë asistime në sezonin fi tues të Liverpulit në Premier League, një bilanc i mirë, por jo i jashtëzakonshëm. Megjithatë, shumica e tyre erdhën në gjysmën e parë të sezonit dhe kishte një mendim të përgjithshëm se ai ishte i zëvendësueshëm kur u transferua te Bajern Mynih. Në praktikë nuk rezultoi kështu. Largimi i Díaz nuk krijoi një boshllëk të madh sa i përket golave apo asistimeve, por presioni i tij ndaj kundërshtarëve dhe etika e punës u munguan shumë Liverpulit. Humbja e Liverpulit ishte fitimi i Bajernit.

Skuadra e Vinsent Kompani ka kaluar në një nivel tjetër falë intensitetit dhe energjisë që solli Díaz. Edhe statistikat janë përmirësuar, edhe pse duhet pranuar se golat shënohen më lehtë në Bundesligë, sidomos për kampionët e përhershëm. Gjithsesi, ai ka shënuar më shumë gola në një sezon me Bajernin sesa Arjen Roben apo Frank Riberi në ndonjë sezon të tyre. Një statistikë që na befasoi. Në Kupën e Botës pati momentet e tij, por dukej i lodhur duke u përpjekur ta mbante i vetëm sulmin e ekipit dhe në fund energjitë iu shteruan.

5. Rafinja

Së fundmi argumentuam se Rafi nja mund të ishte lojtari më i mirë në planet. Pranojmë se ndoshta ishte një ekzagjerim. Ai luajti mirë sa herë ishte i gatshëm, por si sezoni 2025– 26, ashtu edhe Kupa e Botës u ndikuan nga dëmtimet. Megjithatë, qëndrojmë pas idesë kryesore: ai është absolutisht thelbësor për Barcelonën e Hansi Flik.

Ashtu si Díaz te Bajerni dhe më parë te Liverpuli, intensiteti i tij vendos ritmin e skuadrës dhe është një element i pazëvendësueshëm. Besojmë se Barcelona do ta kishte eliminuar Atletikon në Champions League nëse ai do të kishte qenë në dispozicion, ndërsa Brazili kishte shumë nevojë për të në fazën me eliminim direkt. Ai është i pazëvendësueshëm, por tashmë lind pyetja nëse trupi i tij mund ta përballojë stilin kaq intensiv të lojës.

4. Khvisha Kvaratshelia

Harrojini statistikat. Mund të shkruanim një analizë të mbështetur vetëm te numrat dhe të theksonim se tetë golat dhe katër asistimet e tij në Ligue 1 sezonin e kaluar janë më pak se ato të disa futbollistëve krejt mesatarë, por kjo do të ishte e mërzitshme.

Kujt i intereson nëse “Kvaradona” nuk dominon çdo javë kundër skuadrave franceze, kur ai është në gjendje të bëjë atë që bëri kundër Çelsit dhe Bajernit? Diskutimi se futbolli modern po zhduk lojtarët kreativë dhe të paparashikueshëm ka njëfarë baze, por gjeorgjiani është një përjashtim i mrekullueshëm. Kur topi është në këmbët e tij, të kujton Ronaldinhon, Georgi Kinkladzen dhe Rikardo Kuaresmën. Gjenialiteti i vërtetë nuk do të zhduket kurrë.

3. Ousmane Dembele

Pas sezonit me të cilin fi toi Topin e Artë, ishte e vështirë ta tejkalonte atë nivel dhe ky sezon mbeti paksa pas. Dëmtimet ia prishën ritmin, ndërsa Franca u eliminua në gjysmëfi nale të Kupës së Botës nga Spanja. Megjithatë, reputacioni i tij në Champions League mbetet i padiskutueshëm. Ai shënoi gola vendimtarë në çdo fazë me eliminim direkt dhe realizoi golin e barazimit në fi nalen kundër Arsenalit. Është e vërtetë që luajti më shumë si qendërsulmues, por gjithsesi mbetet një nga sulmuesit anësorë më të mirë të brezit të tij.

2. Majkëll Olise

Do të ishte e lehtë të nënvlerësohej Olise për shkak të vëmendjes që merr Herri Kane dhe perceptimit se statistikat në Bundesligë janë më të lehta, por kjo do të ishte një gabim i madh. Ai është një kandidat i vërtetë për Topin e Artë. Po të kishte bërë edhe më shumë diferencën në ndeshjen e dytë të përballjes së Bajernit me PSG-në në Champions League dhe të mos ishte zbehur në gjysmëfi nalet e Kupës së Botës, do ta kishim vendosur në vendin e parë.

Fatkeqësisht nuk ndodhi, por gjithsesi ka zhvilluar një sezon fantastik. Plot 31 asistime në të gjitha kompeticionet me Bajernin dhe shumë të tjera me Francën në Kupën e Botës. Ai nuk arriti të prodhonte edhe një moment magjik në humbjen ndaj Spanjës, por kjo nuk ndryshon panoramën e përgjithshme. Një superyll i vërtetë.

1. Lamine Jamal

Produkti më i talentuar i akademisë “La Masia” që nga Lionel Mesi tashmë është edhe fi tues i Kupës së Botës. Ai është pjesë e futbollit elitar prej kohësh dhe tashmë jemi mësuar me mrekullitë e tij. Kanë kaluar tre vite që nga debutimi i tij dhe ai ka grumbulluar mbi 150 paraqitje për klubin dhe kombëtaren. Herë pas here është mirë të kujtojmë se ajo që po bën si adoleshent është krejtësisht e jashtëzakonshme. Mesi dhe Kristiano Ronaldo nuk bënin asgjë të ngjashme në të njëjtën moshë. Përdorni çfarëdo statistike që dëshironi gola, asistime, raste të krijuara apo driblime.

Jamal është i frikshëm në çdo aspekt, ndërsa shifrat vetëm konfi rmojnë atë që shohim me sytë tanë. Pa asnjë dyshim, ai është sulmuesi anësor më i mirë dhe më i rrezikshëm në futbollin botëror. Pasi u rikthye gradualisht nga dëmtimi në kofshën e pasme, ai u rrit nga ndeshja në ndeshje në Kupën e Botës dhe e përfundoi turneun si fituesi më i ri që nga viti 1982. Nëse kishte ndonjë dyshim se do të shkëlqente edhe në skenën më të madhe, ai u zhduk shumë shpejt.

PANORAMASPORT.AL