Goditje “big” në merkato, ylli i Premier Ligës “driblon” Romën dhe prezantohet te skuadra e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2026 | 23:09

Goditje “big” në merkato, ylli i Premier Ligës “driblon” Romën dhe prezantohet te skuadra e…

Krysenkio Samërvajll është zyrtarisht futbollist i Al Hilal. Anësori holandez ishte shumë pranë transferimit te Roma, por në fund zgjodhi klubin saudit. Vendimi i tij u ndikua nga paga shumë e lartë e ofruar nga Al Hilal që pagoi rreth 80 milionë euro për ta transferuar nga Uest Hem.

samervajll

Samërvajll nënshkroi kontratën gjatë grumbullimit të ekipit në Austri. Ky transferim konsiderohet një nga më të bujshmit e kësaj merkatoje verore. Roma humbi një objektiv të rëndësishëm, ndërsa Al Hilal forcoi ndjeshëm repartin ofensiv.

PANORAMASPORT.AL