Merr formë Bylisi, ballshiotët prezantojnë 2 afrimet e rëndësishme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2026 | 23:00

Merr formë Bylisi, ballshiotët prezantojnë 2 afrimet e rëndësishme

Bylisi i sezonit të ri, duket se po merr formë. Pas zyrtarizimit të trajnerit, Arlind Rustemi, ballshiotët nuk kanë humbur kohë, teksa ditën e sotme kanë prezantuar 2 afrimet e rëndësishme në këtë merkato vere.

bylis

Bëhet fjalë për mesfushorin 18-vjeçar, Lorent Zhaku, i cili së fundmi ka qenë pjesë e Rabotniçkit të Shkupit si dhe sulmuesit të krahut, Mauro Ribeiro. Ky i fundit aktivizohet si sulmues krahu, teksa është një produkt i akademisë së Portos, teksa më herët është aktivizuar me Benfikën U23, Rio Ave, Leixoes dhe Marco 09.

PANORAMASPORT.AL