ZYRTARE/ Partizani “ndez motorët” në merkato, “demat” rikthejnë sulmuesin 22-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2026 | 22:26

ZYRTARE/ Partizani “ndez motorët” në merkato, “demat” rikthejnë sulmuesin 22-vjeçar

Partizani duket se ka “ndezur motorët” në merkato. Pas Altin Aliut, të kuqtë kanë zyrtarizuar edhe rikthimin e sulmuesit Endri Çelaj.

CELAJ

22-vjeçar pjesë e Partizanit në periudhën 2022- 2024, pas eksperiencës sezonin e fundit te FC Metaloglobus Bukuresht në Rumani rikthehet në Shqipëri për të riveshur fanelën e kuqe.

Klubi bën me dije se Çelaj ka firmosur një kontratë dy vjeçare. Në ditët në vijim priten të tjera afrime në merkato në radhët e Partizanit.

PANORAMASPORT.AL