Situata te kampionët, yjet e Bajernit po luftojnë për të mbajtur Olisenë në skuadër
Kupa e Botës ka përfunduar dhe Majkëll Olise është nisur për pushime të merituara. Ndërkohë, zërat për një transferim të mundshëm të francezit te Real Madridi vazhdojnë të qarkullojnë. Por, Bajerni i mohon këto spekulime dhe duket se ka disa avantazhe në duart e tij.

Raportohet se ai ka një marrëdhënie shumë të mirë me Upamekanon, Musialën dhe Dejvisin, të cilët janë ndër njerëzit më të afërt me të në skuadër. Megjithatë, qendërmbrojtësi duket se është dashur të përballet me Kilian Mbapenë.
Kapiteni i Francës raportohet se është përpjekur shumë për ta bindur Olisen që të transferohet te Real Madridi. Por avantazhi më i madh i Bajernit është padyshim kontrata afatgjatë e Olises. Ajo zgjat deri në vitin 2029 dhe siguron qetësi në Mynih.
PANORAMASPORT.AL













