“Presim edhe 2-3 lojtarë të tjerë”, Ahmataj karikon Skënderbeun para duelin me Partizanin: Për ne nuk ka miqësore…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2026 | 23:45

“Presim edhe 2-3 lojtarë të tjerë”, Ahmataj karikon Skënderbeun para duelin me Partizanin: Për ne nuk ka miqësore…

Skënderbeu vijon përgatitjet në prag të sezonit të ri, teksa ditën e diel, korçarët e Juljan Ahmatajt do të përballen me Partizanit, në një test miqësor që do të zhvillohet në stadiumin e Pogradecit. Përpara sfidës ka folur edhe trajneri i skuadrës bardhekuqe, i cili ndër të tjera deklaroi:

MixCollage-24-Jul-2026-11-38-PM-9515

“Formimi i grupit po konkretizohet tashmë dhe patjetër që po hedhim bazat për një sezon të shëndetshëm. Kjo periudha e parë është shumë e rëndësishme. Uroj që mos kemi dëmtime këtë periudhë sepse lojtarët nuk vijnë të gjithë në formën e tyre më të mirë.

T’i sjellim gradualisht në formën e tyre më të mirë që t’i marrim maksimumin përgjatë sezonit. Presim edhe 2-3 lojtarë të tjerë, pjesa tjetër pothuajse ka ardhur dhe është pjesë e organikës. Për ne nuk ka miqësore, ka filluar një garë kampionati dhe patjetër që do të japim maksimumin”, deklaroi Ahmataj për “RTSH Korça”.

PANORAMASPORT.AL