Vëzhgimi i “Panorama Sport”/ “Demat” e Partizanit pa efikasitet, rekord negativ për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2026 | 23:30

Vëzhgimi i “Panorama Sport”/ “Demat” e Partizanit pa efikasitet, rekord negativ për…

Partizani ka kaluar një periudhë me ulje-ngritje në pesë sezonet e fundit të Kategorisë Superiore. Të kuqtë kanë përjetuar momentin më të mirë me fi timin e titullit kampion në sezonin 2022-2023, por edhe një rënie të ndjeshme në dy edicionet e fundit, ku kanë humbur terren ndaj rivalëve kryesorë.

partizani

Statistikat tregojnë qartë evolucionin e skuadrës, nga një ekip që luftonte për çdo trofe në një skuadër që sezonin e fundit e mbylli vetëm në vendin e pestë.

SEZONI MË I MIRË- Pa diskutim, sezoni 2022-2023 mbetet më i suksesshmi për Partizanin në pesë vitet e fundit. Skuadra u shpall kampione e Shqipërisë, duke grumbulluar 67 pikë në 36 javë. Të kuqtë regjistruan 20 fi tore, shtatë barazime dhe nëntë humbje, ndërsa triumfuan në garën me Tiranën, e cila e mbylli kampionatin me të njëjtin numër pikësh.

Përveç titullit, Partizani zhvilloi edhe futbollin më produktiv në aspektin ofensiv, duke shënuar më shumë gola se në çdo sezon tjetër të kësaj periudhe. Ky edicion konsiderohet kulmi i projektit sportiv të klubit në vitet e fundit. Në garë për sezonin më të mirë ishte edhe edicioni 2023-2024, kur Partizani grumbulloi 63 pikë dhe e mbylli kampionatin me të njëjtin total si Egnatia, por humbi titullin vetëm Gpër shkak të kritereve të renditjes.

GOLAT E SHËNUAR- Sulmi më i mirë i Partizanit gjatë pesë sezoneve të fundit ishte ai i sezonit 2022-2023. Të kuqtë realizuan plot 56 gola në 36 ndeshje, mesatarisht mbi 1.5 gola për takim. Në vendin e dytë renditet sezoni 2021-2022 me 52 gola të shënuar, ndërsa një vit më pas Partizani realizoi 51 gola. Rënia më e madhe u regjistrua në dy sezonet e fundit. Si në edicionin 2024-2025, ashtu edhe në atë 2025-2026, skuadra shënoi vetëm 38 gola, plot 18 më pak se në sezonin kur fi toi titullin kampion. Kjo tregon qartë se problemet më të mëdha të Partizanit në vitet e fundit kanë ardhur nga mungesa e efi kasitetit në repartin ofensiv.

GOLAT E PËSUAR- Në aspektin mbrojtës, sezoni më i mirë ishte ai 2023-2024. Partizani pësoi vetëm 29 gola në 36 ndeshje, duke pasur mbrojtjen më solide të pesë viteve të fundit. Edhe sezoni 2021-2022 ishte shumë pozitiv, me vetëm 30 gola të pësuar. Situata ndryshoi ndjeshëm në dy edicionet pasuese. Në sezonin 2024-2025 u pësuan 33 gola, ndërsa në sezonin 2025-2026 mbrojtja pësoi një rënie drastike, duke inkasuar 48 gola. Ky është bilanci më negativ i Partizanit në pesë sezonet e fundit dhe një nga arsyet kryesore që skuadra mbeti jashtë garës për titull.

MË SHUMË PIKË- Rekordi i pikëve në pesë sezonet e fundit i përket gjithashtu sezonit 2022-2023. Partizani grumbulloi 67 pikë, falë 20 fi toreve, shtatë barazimeve dhe nëntë humbjeve. Pas tij vjen sezoni 2023-2024 me 63 pikë, ndërsa vendin e tretë e zë sezoni 2021- 2022 me 58 pikë. Edicioni 2024- 2025 u mbyll me 53 pikë, ndërsa sezoni i fundit rezultoi më i dobëti edhe në këtë aspekt.

SEZONI MË I DOBËT- Sezoni 2025-2026 është më i dobëti i Partizanit në pesë vitet e fundit. Skuadra grumbulloi vetëm 48 pikë, fi toi 13 ndeshje, barazoi nëntë dhe humbi plot 14 takime, duke e mbyllur kampionatin në vendin e pestë. Në krahasim me sezonin e titullit, Partizani humbi plot 19 pikë, ndërsa diferenca në renditje ishte katër pozicione. Ky ishte gjithashtu sezoni i parë në këtë periudhë ku diferenca e golave ishte negative.

BILANCI- Statistikat tregojnë një grafi k të qartë. Partizani u ngjit gradualisht deri te fi timi i titullit kampion në sezonin 2022-2023 dhe ruajti nivel të lartë edhe një vit më vonë, kur humbi trofeun vetëm në kriteret ndarëse. Megjithatë, dy sezonet e fundit kanë sjellë një rënie të dukshme në pothuajse çdo tregues statistikor. Skuadra ka shënuar gjithnjë e më pak gola, ka pësuar më shumë, ka grumbulluar më pak pikë dhe është larguar ndjeshëm nga ritmi i ekipeve kampione.

krahasimi

Nga 67 pikë dhe titulli në vitin 2023, Partizani zbriti në vetëm 48 pikë dhe vendin e pestë në sezonin 2025-2026, një bilanc që tregon se klubi ka nevojë për një reagim të fortë për t’u rikthyer sërish në luftën për trofetë.

ERJON ALLARAJ – PANORAMASPORT.AL