Pio Espozito, talenti që po çmend Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2026 | 15:20

Pio Espozito, talenti që po çmend Interin

Pio Espozito shkon drejt e në rrugën e tij dhe nuk mërzitet shumë. As pas një goli alla Milito gjatë stërvitjes që bëri disa shokë skuadre ta përgëzonin duke e quajtur, jo çuditërisht, “Diego” ose “Princi”. Ose edhe “Herri Kejn” disa të tjerë, të cilët panë një shkëndijë më afër goditjeve të anglezit.espozito“Në stërvitje bëjmë shaka, nuk dua të shqetësoj Militon, nuk dua të shqetësoj askënd”, foli ai para mikrofonëve të Mediaset. “Unë jam Pio dhe nuk dua të krahasohem me kampionë të tillë. Jam një djalë që punon për t’u rritur çdo ditë dhe të gjithë punojmë së bashku për të arritur qëllimet”.

Nikolo Barela së fundmi i shpjegoi sa e rëndësishme ishte të “ruhej dhe të përkëdhelej” një talent si ai i tij. “Klubi është i të njëjtit mendim, aq sa të mendosh për një ndryshim, madje edhe të zgjatësh kontratën deri në vitin 2031, nuk është utopi”, ka thënë Barela.

PANORAMASPORT.AL