ZYRTARE/ As një sezon te klubi i Kategorisë së Parë, 32-vjeçari del lojtar i lirë
Arbër Çyrbja nuk do të jetë më pjesë e Kukësit. Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi verilindor përmes një postimi në rrjetet sociale.
Palët nuk kanë vendosur të rinovojnë kontratën pas përfundimit të saj. 32-vjeçari iu bashkua Kukësit në merkaton e janarit dhe vetëm pas një gjysmë sezoni largohet. Tashmë mbrojtësi i djathtë është një lojtar i lirë dhe në pritje të ofertave. Rikujtojmë që më parë ka qenë pjesë e Egnatias dhe Teutës.
NJOFTIMI I PLOTË
FK Kukësi njofton se kontrata me Arbër Çyrbjan ka përfunduar me përfundimin e afatit të saj.
Klubi shpreh mirënjohjen e sinqertë për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së tij me fanellën e FK Kukësit.
I urojmë Arbërit shëndet dhe suksese në vazhdim të karrierës së tij, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë personal.
Faleminderit, Arbër! 🤍💙
PANORAMASPORT.AL













