Bomberi shqiptar shpërthen menjëherë, realizon dopietë në ndeshjen e parë me klubin anglez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2026 | 16:30

Bomberi shqiptar shpërthen menjëherë, realizon dopietë në ndeshjen e parë me klubin anglez

Lorent Tolaj ka shpërthyer në ndeshjen e parë me Bristol Siti. Në miqësoren ndaj Suindon, Bristoli fitoi 1 me 3.

Screenshot 2026-07-25 162120

Tolaj shënoi dopietë, duke i hapur rrugë përmbysjes së rezultatit në pjesën e dytë. Bomberi shqiptar realizoi sapo u aktivizua në minutën e 56-të, për të vendosur baraspeshën.

Më pas në minutën e 76-të realizoi edhe golin e përmbysjes. Tolaj u transferua vetëm disa ditë më parë nga Plimuth për rreth 5 milionë euro.

24-vjeçari ka mundësinë që të përfaqësojë Shqipërinë në të ardhmen. Kjo pasi asnjëherë nuk është thirrur nga ekipi i parë i Zvicrës.

PANORAMASPORT.AL