Historia e pabesueshme, ndërron jetë futbollisti 22-vjeçar pasi u akuzua se vodhi rrobat e shokëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2026 | 19:06

Historia e pabesueshme, ndërron jetë futbollisti 22-vjeçar pasi u akuzua se vodhi rrobat e shokëve

Bota e futbollit është tronditur pasi Mario Bruno Bentankor ka ndërruar jetë. Sulmuesi 22-vjeçar pësoi atak kardiak tri ditë më parë, ndërsa konsiderohej një nga talentet e Uruguait.

shirit vdekje

Vetëm disa ditë më parë, Bentankor u përpoq ta vazhdonte karrierën në Argjentinë. Çudia e madhe qëndron se nga Deportivo Riestra raportohet se u largua për shkak të një incidenti.

Bentankor tregohet se u largua nga kampi stërvitore, pasi u akuzua se mori disa veshje që i përkisnin futbollistëve të tjerë. Për këtë mendohet se erdhi edhe vendimi i klubit për të mbyllur bashkëpunimin.

Ndarja nga jeta erdhi pasi u kthye në Uruguai. Aty ku lajmi ishte tragjik.

PANORAMASPORT.AL