Postuar: Korrik 25, 2026 | 17:45
E paprecedentë nga FIFA, Argjentina përfiton pas vendimit për Botërorin
Argjentina ka siguruar pjesëmarrjen në Botërorin 2030. Ky është artikulli që “The Sun” ka shkruar, duke e kthyer në lajm pikërisht faktin që ishte mësuar prej kohësh.

Një zhvillim i rëndësishëm për Argjentinën, që nuk do të ketë nevojë të përqëndrohet në fushatën e kualifikueseve. FIFA vendosi në mënyrë të paprecedentë, që për herë të parë të konsideroheshin gjashtë vende bashkëorganizatore.
Rrjedhimisht në 100-vjetorin e Botërorit janë Spanja, Portugalia, Maroku, Argjentina, Uruguai dhe Paraguai që tashmë kanë siguruar vendin e tyre. Për Argjentinën, Uruguain dhe Paraguain duhet shtuar se do të presin vetëm nga një ndeshje.
PANORAMASPORT.AL













