Përfundon ndeshja, Klafuriç debuton me Tiranën përballë ekipit të Superligës turke

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2026 | 17:59

Përfundon ndeshja, Klafuriç debuton me Tiranën përballë ekipit të Superligës turke

Tirana ka barazuar 0 me 0 në miqësoren ndaj Arca Çorum. Ndeshja u luajt në Turqi ku për bardheblutë po zhvillohet faza përgatitore.

Screenshot 2026-07-25 174652

Për trajnerin Dean Klafuriç ishte edhe takimi i parë në krye të Tiranës. Mund të thuhet se e nisi me këmbën e mbare, duke qenë se përballë ishte një ekip i Superligës turke.

“Panorama Sport” ka njoftuar shtatë afrime ekskluzive të Tiranës gjatë kësaj vere. Pikërisht Ardit Krymi, Tomislav Kis, Bernard Berisha, Xhosef Kolej, Erdon Daci, Drilon Hazrollaj dhe Hugo Fresneda. Ndërkohë me pjesën tjetër janë edhe Patrik Staniç, Bojan Ilievski dhe Leonat Vitija.

Objektivi i bardhebluve është të rikthehen sërish pretendentë në futbollin shqiptar. Dhe sot ishte testi i parë miqësor ku grupi dha sinjale pozitive.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL